• +355 684850060
  • info.isalb@gmail.com

Shërbim Truprojë

SHËRBIM TRUPROJË

International Security Albania ka në CV-në e saj një listë të gjatë suksesesh në ofrimin e shërbimit truprojë për një sërë personalitetesh dhe numër të madh eventesh, organizimesh dhe festash të tjera duke ofruar një shërbim cilësor dhe profesional nëpermjet truprojave të saj.

Aktualisht kemi numrin më të madh të oficerëve që ofrojnë shërbime ne fushën e shërbimit truprojë në rang vendi.

Ne ofrojmë mbrojtje te afërt, per qytetarë shqiptarë ose jo, me staf të pergatitur dhe të trajnuar për përdorimin e forcës, kur nuk ka mundësi perdorimi të mjeteve te tjera, taktikave te drejtimit të makinës dhe të dhënies së ndihmës së parë.

Personeli ynë i sherbimit truproje i është nënshtruar verifikimit të sigurisë dhe pastërtisë së figurës nga policia e shtetit, dhe më pas kanë lëshuar licencat përkatëse, ata janë të trajnuar dhe kanë shumë vite përvojë në dhënien e shërbimit të mbrojtjes së afërt në shumë situata të ndryshme.

Roli i një truproje varet nga disa faktorë. Së pari, ajo varet në rolin e një truproje të caktuar në një ekip të ngushtë të mbrojtjes.

Një truprojë mund të jetë një shofer-truprojë, një oficer i që bën mbrojtjen e afërt (i cili shoqëron klientin), ose pjesë e një njësie që ofron mbështetje në rast eventsh, pritjesh apo organizimesh.

Ne i kushtojmë një vëmendje të veçantë ofrimit të shërbimit të ruajtjes së afërt apo siç njihet ndryshe shërbimi me truprojë për persona me profil të lartë publik ose jo.