• +355 684850060
  • info.isalb@gmail.com

Sinjale Alarmi

Sinjale Alarmi

Sistemet tona të alarmit janë mbrojtësit kryesor të shtëpisë, biznesit, zyrës apo makinës tuaj. Gama e gjerë e sensorëve ju oron një mbrojtje maksimale nga dëmtimet me dashje të pronës tuaj. Sistemet tona të alarmit janë të pajisur më karta sim dhe bëjne të mundur njoftimin ne sallën tonë të komandimit (salla operative) në pak sekonda kur dikush cënon perimetrin e sigurisë të vendosur nga ju. Gjithashtu në të njëjtën kohë pajisja njofton edhe 4 numra të tjerë të paravendosur nga ju nëse dëshironi. Gama e sensorëve është shumë e gjerë ato fillojnë që nga sensorët e lëvizjes, thyerjes së xhamave, sensorë magnetik për izolimin e dyerve, sensorë kundra zjarrit, tymit, gazit si edhe të ujit. Mjaftojnë vetëm 10 minuta per insytalim dhe sistemi juaj  alarmit është i gatshëm të mbrojë pronën tuaj.

Gjithashtu paisja qëndrore është parashikuar të punojë edhe në mungesë të energjisë elektrike, ajo ka një autonomi prej disa orësh. Me kërkesën tuaj sistemi i alarmit lidhet me sallën tonë operative, grupi ynë i gatshëm në pak çaste do të jetë pranë pronës tuaj i vendosur për ta mbrojtur atë 24/7. Kompania jonë e sigurisë ka patrullat e lëvishme që janë në gadishmëri 24/7, me  patrullim të vazhdueshëm me qëllim që të ketë prezencë të vazhdueshme dhe shërbim reagues për ruajtjen e pronës, pasurisë, punonjësve, etj. Në rast se bie alarmi, oficeri i patrullës përgjigjet brenda pak minutave dhe bën vlerësimin e situatës, sigurimin e pronës, dhe nëse është e nevojshme, u kërkon agjensive te tjera ligjzbatuese dhe ndihmëse që të vijnë në vendngjarje.